Lidhje

Gjakderdhja vazhdon në Lindjen e Mesme - 2002-05-25


Zyrtarë të ushtrisë izraelite thonë se një ushtar u vra dhe dy të tjerë u plagosën gjatë një sulmi në qytetin Tulkarm të Bregut Perëndimor.

Palestinezë të armatosur u zunë dje pritën trupave izraelite në afërsi të një kampi refugjatësh, gjatë një operacioni anti-terrorist, siç shprehën zyrtarët izraelitë. Dishmitarë palestinezë thonë se të paktën 8 civilë u plagosën kur ushtarët izraelitë u përgjigjën duke hapur zjarr.

Brigadat e Martirëve Al-Aksa, një grup terrorist i lidhur me lëvizjen Fatah të udhëheqësit palestinez, Jaser Arafat, mori përgjegjësinë për sulmin kundër ushtarëve izraelitë në Tulkarem.

I njëjti grup mori përgjegjësinë edhe për përpjekjen e djeshme për të kryer një shpërthim vetëvrasës pranë një klubi nate në periferi të Tel Avivit, që shkaktoi plagosjen e dy izraelitëve.

Një prej rojeve hapi zjarr ndaj një makine që po udhëtonte me shpejtësi në drejtim të klubit, duke vrarë shoferin dhe shkaktuar shpërthimin e makinës së mbushur me lëndë plasëse.

Grupi Brigadat e Martirëve Al-Aksa identifikoi edhe autorin e shpërthimit vetëvrasës, i cili shkaktoi vdekjen e dy izraelitëve dhe plagosjen e 30 të tjerëve ditën e merkurë në Rishon Letzion në periferi të Tel Avivit, si 16 vjeçarin Isa Bdier.

XS
SM
MD
LG