Lidhje

SHBA, Dita e Dëshmorëve - 2002-05-25


Shumë amerikanë janë duke udhëtuar me rastin e Ditës së Dëshmorëve, mes paralajmërimeve të shumta nga ana e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, për sulme të mundshme terroriste. Dita e Dëshmorëve, e cila shënon fillimin jozyrtar të verës, karakterizohet nga udhëtime të shumta në Shtetet e Bashkuara.

Klubi amerikan i Automobilave bën të ditur se mbi 35 milionë veta pritet të udhëtojnë nëpër rrugët e Amerikës me rastin e Ditës së Dëshmorëve. Zyrtarë qeveritarë kanë paralajmëruar për sulme të mundshme terroriste në trenat e vendit, në metrotë, si edhe për sulme vetëvrasëse me aeroplanë të vegjël. Autoritetet kanë shtuar masat e sigurimit përreth urave dhe tuneleve, pasi qeveria paralajmëroi në fillim të javës për sulme të mundshme kundër qendrave dhe monumenteve të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara.

Dita e Dëshmorëve është nesër. Këtë ditë amerikanët nderojnë kujtimin e të rënëve në luftë.

XS
SM
MD
LG