Lidhje

Shtohen përpjekjet për uljen e tensionit në Azinë jugore - 2002-05-25


Presidenti Bush dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, u bënë thirrje rivalëve bërthamorë, Indisë dhe Pakistanit, që t’i zgjidhin mosmarrëveshjet në mënyrë paqesore.

Të dy udhëheqësit thonë se po punojnë nga afër për të siguruar që gjendja në Azinë jugore të mos keqësohet. Ata i bënë këto deklarata dje në Shën Petersburg.

Presidenti Putin u bëri thirrje kryeministrit të Indisë, Atal Behari Vajpayee dhe presidentit të Pakistanit, Pervez Musharaf, që të marrin pjesë në takimin rajonal të nivelit të lartë në Kazakistan për të punuar për uljen e tensionit.

Presidenti Bush tha se India e Pakistani duhet ta kutojnë se nuk ka asnjë përfitim nga një përplasje që mund të çojë në një luftë më të gjerë. Ai i bëri thirrje gjeneralit Musharraf që të përmbush premtimin e tij për të ndaluar ndërmarrjen e sulmeve nga ana e ekstremistëve myslimanë në Kashimirin indian. Në një intervistë me gazetën Washington Post, gjenerali Musharraf tha se sulmet përtej kufirit janë ndaluar dhe bëri thirrje për përtritjen e dialogut me Indinë.

Gjenerali Musharraf tha gjithashtu se vetëm Shtetet e Bashkuara mund të ndihmojnë për zgjidhjen e problemit dhe për sigurimin e një balance në Azinë jugore.

Presidenti Putin kritikoi provën e djeshme të Pakistanit me raketa, duke paralajmëruar se mund ta keqësojë gjendjen tashmë të tensionuar. Islamabadi thotë se provat me raketa janë në plan të vazhdojnë deri të martën dhe se ato nuk kanë lidhje me gjendjen e krijuar midis dy vendeve.

XS
SM
MD
LG