Lidhje

Itali, shtohen masat e sigurisë për takimin NATO-Rusi - 2002-05-26


Autoritetet italiane po shtojnë masat e sigurisë rreth bazës ajrore pranë Romës ku të martën do të zhvillohet takimi i nivelit të lartë NATO-Rusi, duke e mbrojtur zonën me raketa, avionë dhe anije luftarake. Kompania kombëtare italiane e udhëtimeve Alitalia do të anullojë të gjitha fluturimet me destinacion Romën dhe ato që nisen nga Roma për pesë orë, për të parandaluar rrëmbime avionësh gjatë takimit ku do të bashkohen 20 udhëheqës botërore, përfshirë presidentin Bush, presidentin rus, Vladimir Putin, dhe kryeministrin britanik, Tony Blair. Udhëheqësit e NATO-s do të nënshkruajnë një marrëveshje partneriteti me Rusinë, që i jep ish-armikes të Luftës së Ftohtë më shumë të drejtë fjale në një sërë fushash, si kundër-terrorizmi, menaxhimi i krizave, kontrolli i armëve dhe bashkëpunimi ushtarak.

XS
SM
MD
LG