Lidhje

Serbi: arrestohet një i dyshuar për krime lufte - 2002-05-26


Policia serbe arrestoi një serb të Bosnjës, të dyshuar për krime lufte, i kërkuar nga gjykata e Hagës.

Agjencia shtetërore jugosllave e lajmeve, Tanjug tha se Ranko Çesiç u ndalua sot për rolin e tij në vrasjen sistematike dhe keqtrajtimin e kroatëve dhe myslimanëve në Bosnjë-Hercegovinë gjatë luftës boshnjake të viteve 1992-1995.

Zoti Çesiç është paditur për herë të parë nga gjykata e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës në Hagë në vitin 1995. Kjo është hera e parë që policia serbe arreston një të dyshuar nga lista e 23 serbëve të kërkuar nga gjykata. Gjashtë nga të dyshuarit u dorëzuan vetë.

Autoritetet jugosllave kanë intensifikuar përpjekjet për të kapur dhe ekstraduar të dyshuarit e tjerë të listës, nën trysninë e perëndimit për të bashkëpunuar me gjykatën e Kombeve të Bashkuara.

Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara zhbllokuan 40 milionë dollarë ndihmë për Jugosllavinë që ishte ngrirë më parë, pasi Sekretari i Shtetit Colin Powell tha se Beogradi po i plotësonte kërkesat e Hagës.

Mes të dyshuarve për krime lufte që janë ende të lirë, janë ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, dhe komandanti i tij ushtarak i dikurshëm, gjeneral Ratko Mlladiç.

XS
SM
MD
LG