Lidhje

Kolumbia zgjedh Albaro Uribe si presidentin e saj të ri - 2002-05-27


Votuesit në Kolumbi zgjodhën me shumicë dërrmuese kandidatin e pavarur në zgjedhjet presidenciale Alvaro Uribe.

Fitorja e zotit Uribe në zgjedhjet e djeshme shënon të parën herë në historinë e vendit që një kandidat fiton shumicën e nevojshme në raundin e parë të zgjedhjeve.

Në komentet e tij mbrëmë zoti Uribe u bëri thirje të gjithë kolumbianëve të bashkohen me përpjekjet për ti dhënë fund dhunës dhe varfërisë në vendin e tyre të dërrmuar nga lufta civile. Ai tha se është i gatshëm të fillojë diskutimet për paqe me grupet e paligjshne të armatosura, por tha se këto grupe duhet të ulin armët dhe të punojnë në kuadër të institucioneve ligjore dhe demokratike.

XS
SM
MD
LG