Lidhje

Nikon Liolin - peshkopi shqiptaro-amerikan - 2002-05-27


57-vjecari Nikolle ose Nikon Liolin, siç njihet me emrin fetar, është një burrë fjalëpake, i rritur në një familje atdhetare shqiptare.

Tani ai do te jete peshkopi i pare ortodoks shqiptaro-amerikan pas shumë dekadash dhe i pari i hiresuar ne token amerikane. Për shumë besimtarë shqiptaro-amerikanë, ritet që u mbajtën të shtunën(25 maj) në seminarin e Shën Tihonit, një manastir i stilit sllav i strukur midis maleve dhe pyjeve të Pensilvanisë qendrore shënojnë një fillim të ri.

Pjestarë të komunitetit shqiptaro-amerikan që morën pjesë në ceremoni shpresojne se peshkopi i ri dote jete po aq energjik sa edhe mesuesi i tij Noli dhe do te ndihmoje qe shqiptaro-amerikanet te kene nje komunitet sa me kompakt.

Në konkurrencën midis pakicave, shqiptarët përpiqen të gjejnë vendin e tyre por shpesh pa mundur të kenë shumë zë. Shqiptarët kanë jo më shumë se 10 priftërinj ortodoksë në Shtetet e Bashkuara dhe ata mendojnë se kjo është shumë pak për një komunitet që po rritet me ardhjen e migrantëve të rinj.

“Ne kemi qenë pa një peshkop për shumë vite. Sidomos me ardhjen e shumë emigrantëve hirësimi i peshkopit shqiptaro-amerikan do të jetë një ndihmë e madhe,” thotë at Theodore Saqellari, prift me origjinë shqiptare.”

Artur Liolin, kancelar i kryedioqezës shqiptare të Bostonit, njëri prej klerikëve të njohur të komunitetit, është njëkohësisht vëllai i peshkopit të ri. Ai thotë se peshkopi Nikon e njeh më mirë komunitetin shqiptar dhe do të japë kontribut në strukturimin më të mirë të ortodoksisë shqiptare të Amerikës.

Peshkopi Nikolle Liolin, do te mbikqyre tani kishat e pjeses verilindore te Amerikes, duke perfshire natyrisht edhe ato shqiptare.

Kisha Ortokse Autoqefale Amerikane gezon pavaresi administrative nga qendrat e ortodoksise boterore, sic eshte Kostandinopoja. Besimtaret e saj jane kryesisht ruse dhe sllave te tjere si dhe rumune e shqiptare.

“Ky është një fillim i mirë për shqiptarët në SHBA sepse ata e ndjejnë tani se kanë njeriun e tyre. Megjithatë, ne u shërbejmë të gjitha komuniteteve, thotë pershkopi i sapo hirësuar”.

Hiresimi i Nikolla Liolinit si peshkop I kishes ortodokse amerikane shihet si nder per komunitetin shqiptar, ne nje kohe kur nuk eshte e lehte te gjesh njerez me kalibrin e dijeve, te kultures dhe te moralit fetar qe kerkon nje post i tille ne hierarkine e kishes.

Kjo ishte një ditë gëzimi për shqiptaro-amerikanët, të cilët shpresojnë se traditat shqiptare në Amerikë do të çohen më tej, një dëshirë e vjetër e tyre, e lidhur me mallin për vendin e të parëve.

XS
SM
MD
LG