Lidhje

Rivalët bërthamorë shtojnë tensionet - 2002-05-27


India thotë se fjalimi që mbajti dje presidenti pakistanez Pervez Musharraf në lidhje me tensionet midis të dy vendeve, ishte zhgënjyes dhe i rrezikshëm.

Gjenerali Musharraf tha se Islamabadi nuk do ta fillonte luftën, por paralajmëroi se në rast se ndaj tij do të kryhej një sulm, do të kundërpërgjigjej fuqishëm. Ai tha gjithashtu se Pakistani nuk do të lejojë që terroristët të përdorin territorin e tij dhe se ka ndaluar kalimet në kufirin midis Indisë dhe Pakistanit.

Ministri i jashtëm i Indisë Jaswant Singh tha sot se presidenti Musharraf i ka shtuar tensionet në vend që t’i pakësojë ato, me anën e atij që ai e quajti ” qëndrim ndërluftues”.

India reagoi vetëm disa orë pasi Pakistani kreu një provë të tretë bërthamore brenda 4 ditëve, në mes të tensioneve të ndezura midis të dy rivalëve të Azisë Jugore në fushën e armëve bërthamore.

XS
SM
MD
LG