Lidhje

Trupat izraelite përsëri në Jenin - 2002-05-28


Trupat izraelite kryen bastisje në qytetin Jenin të Bregut Perendimor dhe arrestuan ekstremistë të tjerë palestinezë pas shpërthimit të djeshëm vetvrasës në afërsi të Tel Avivit.

Dëshmitarët thanë se të shtënat filluan ndërkohë që tanket izraelite të mbështetura nga helikopterë hynë sot në mëngjes në Jenin. Ata thanë se një palestinez u qëllua për vdekje gjatë inkursionit.

Sulmi u bë disa orë pasi dy izraelitë gjetën vdekjen nga një vetvrasës palestinez në një kompleks dyqanesh afër Tel Avivit. Rreth 50 persona të tjerë u plagosën. Sot presidenti Bush dënoi shpërthimet vetvrasëse dhe premtoi se përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme do të vazhdojnë.

XS
SM
MD
LG