Lidhje

Musharaf të ndërmarë hapa të ngutshme - 2002-05-29


Ministri i jashtëm i Indisë, Jaswant Singh tha se Pakistani duhet të ndërmarë hapa të ngutshme për të ndaluar depërtimin e ekstremistëve islamikë në Kashmirin indian.

Zoti Singh tha se presidenti pakistanez, Pervez Musharaf ka pasur kohë të mjaftueshme për të përmbushur premtimin e tij që të shtypë operacionet e ekstremistëve nga territori pakistanez. Ai shtoi se është jetësore që presidenti Musharaf të njohë nevojën e zgjidhjes së shpejtë të situatës.

Ministri i jashtëm Singh i bëri këto komente sot në New Delhi gjatë një konference të përbashkët shtypi me sekretarin e jashtëm britanik, Jack Straw. Sekretari britanik, i cili u takua me gjeneralin Musharaf dje në Islamabad, shprehu besimin se presidenti pakistanez është serioz në angazhimin e tij, por kjo do të provohej nga ngjarrjet në teren.

XS
SM
MD
LG