Lidhje

Putin bisedon me BE per çështje ekonomike - 2002-05-29


Sot në Moskë, presidenti rus Vladimir Putin po kryeson takime me udhëheqësit e Bashkimit Evropian, në krye të rendit të të cilave janë çështjet ekonomike.

Kryeministri i Spanjës, Hose Maria Aznar dhe përfaqësues të tjerë të Bashkimit Evropian po zhvillojnë bisedime me zyrtarë rusë, që pritet të përqëndrohen në shtimin e tregtisë dhe investimeve. Më shumë se një e treta e eksporteve të Rusisë shkon në vendet e Bashkimit Evropain dhe kjo shifër pritet të ngrihet vitet e ardhëshme.

Presidenti i komisionit evropian Romano Prodi njoftoi se Bashkimi Evropian do ta njohë Rusinë zyrtarisht si një ekonomi të tregut, një hap ky paraprak, i cili pritet ti japë shtytje përpjekjeve të Rusisë për të hyrë në Organizatën Botërore të Tregtisë.

XS
SM
MD
LG