Lidhje

Libia ofron dëmshpërblim familjeve të viktimave të Pan Amit - 2002-05-29


Njoftohet se Libia po ofron një shumë prej 2 presje 7 miliardë dollarësh për familjet e viktimave të një aeroplani të firmës Pan Am, i cili u rrëzua mbi Lockerbie të Skocisë më 1988.

Ky njoftim u bë i ditur nga avokatët, që përfaqësojnë familjet e viktimave, të cilët marin pjesë në negociata me qeverinë libaneze.

Avokatët thanë se Libia do ti paguajë çdo familjeje 10 milion dollarë, por pagesat do të varen nga heqja e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara dhe Shteteve të Bashkuara kundër Libisë si dhe nga heqja e Libisë prej listës së Shteteve të Bashkuara të vendeve që mbështesin terrorizmin.

Një zyrtar i lartë i amerikan tha se Washingtoni nuk do të ndjehej i detyruar nga kjo marrëveshje. Një gjykatë skoceze gjeti fajtor një agjent libian për vendosjen e bombës, që hodhi në erë aeroplanin, duke shkaktuar 270 të vrarë.

XS
SM
MD
LG