Lidhje

Kalendari Historik 29 maj - 2002-05-29


Më 29 maj të vitit 1865, Presidenti Andrew Johnson shpalli programin e parë të amnistisë pas luftës Civile Amerikane. Programi i tij e zgjeroi edhe më shumë faljen presidenciale, duke përfshirë shumicën e individëve që kishin marrë pjesë në kryengritjen e shteteve të Jugut kundër Unionit. Nga kjo amnisti përjashtoheshin 14 kategori personash, përfshirë oficërët e lartë të ushtrisë së konfederatës, disa zyrtarë të caktuar të qeverisë së saj civile të jugut dhe banorë të kofederatës që kishin pasuri të taksueshme me vlerë prej më shumë se 20 mijë dollarësh. Historiani Paul Bergeron thotë se synimi i presidentit Johnson ishte të përshpejtonte procesin e pajtimit kombëtar, një objektiv ky i programit të rindërtimit që ishte caktuar nga paraardhësi i tij, Abraham Lincoln. Profesori Bergeron shton se presidenti Johnson, vetë nga jugu, por ishte kundër sshkëputjes, dëshëronte të shihte të përfunduar rindërtimin e shteteve të jugut. ”Nuk ka dyshim se presidenti Johnson shihej me simpati nga shumë banorë të Jugut, megjithëse ai ishte në të njëjtën kohë me sa duket edhe kundërshtar i udhëheqësve të konfederatës. Ai theksonte në mënyrë të përsëritur se ata ishin fajtorë për tradhëti ndaj kombit dhe se tradhëtia ishte e urrejtshme e duhej ndështkuar.” Qendrimi pajtues i presidentit Johnson ndaj Jugut çoi më në fund në një përpjekje të pasukseshme të të ashtuquajturve republikanë radikalë në kongres për shkarkimin e tij nga posti i presidentit. Republikanët radikalë dëshëronin të ndëshkonin ashpër shtetet e jugut për rebelimin e tyre kundër unionit.

Më 29 maj të vitit 1934, kongresi i Shteteve të Bashkuara shfuqizoi të ashtuquajturin Amendamenti Platt, një masë kjo që u kishte dhënë Shteteve të Bashkuara drejtën e vetos ndaj disa çështjeve të brendshme dhe të jashtme të Kubës. Kongresi e miratoi amendamentin Platt në vitin 1901, kur dukej se anarkia mbizotëronte në Kubë, e cila sapo kishte shpallur pavarësinë, pasi Shtetet e Bashkuara fituan luftën amerikano spanjole. Anëtarët e Kongresit shqetësoheshin se pa një qveri të qendrueshme, Kuba mund të binte nën kontrollin e një vendi jashtë hemisferës perëndimore. Kubanët nuk e pëlqyen këtë vendim, por i pranuan kufizimet ekonomike dhe politike të vëna ndaj vendit të tyre. Amandamenti Platt dhe masa të tjera të tilla u hoqën kur Franklin Roosevelt u zgjodh president në vitin 1932. Presidenti Roosevelt mbështeti me forcë një politikën e mosndërhyrjes, përfshirë shfuqizimin e Amendamentit Platt.

XS
SM
MD
LG