Lidhje

Presidenti Bush kthehet në Washington - 2002-05-29


Presidenti Bush u kthye në Washington pas një udhëtimi 6 ditor në Evropë, pika kulminante e të cilit ishte nënshkrimi i një marrëveshje të re parneriteti midis Natos dhe Rusisë.

Udhëheqësit e aleancës perëndimore dhe presidenti rus Vladimir Putin e nënshkruan marrëveshjen dje në një bazë ushtarake ajrore në periferi të Romës, duke krijuar kështu një këshill të ri Nato-Rusi. Marëveshja i jep gjithashtu Moskës një rol të kufizuar në procesin e marrjes së vendimeve të aleancës së NATO-s, por Rusia nuk do të ketë të drejtën e vetos në vendimet e aleancës.

Takimi i nivelit të lartët ë NATO-s u zhvillua vetëm pak ditë pasi presidentët Bush dhe Putin nënshkruan një traktat historik në Moskë për shkurtimin e arsenaleve bërthamore të të dy vendeve me dy të tretat gjatë 10 vjetëve të ardhshme.

XS
SM
MD
LG