Lidhje

FBI pranon gabimet - 2002-05-30


Drejtori i FBI-së Robert Muller pohoi se nëse agjencia e tij do të kishte interpretuar si duhet sinjalet që kishte marrë si dhe të dhënat e agjencive të tjera, mund të kishte parandaluar sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Drejtori i FBI-së i bëri këto komente dje në Washington, ku paraqiti një plan të rëndësishëm riorganizimi për të zhvendosur objektivin e agjencisë nga lufta kundër krimeve të përditshme në parandalimin e terrorizmit.

Plani i riorganizimit parashikon dyfishimin e numrit të agjentëve të angazhuar në përpjekjet anti-terroriste si dhe shtimin e numrit të përkthyesve dhe specialistëve. Ai shtoi gjithashtu se agjencia do të vendosë lidhje më të ngushta me CIA-n.

XS
SM
MD
LG