Lidhje

Një luftë bërthamore midis Indisë e Pakistanit - 2002-05-30


Sipas vlerësimeve të Agjencisë së Zbulimit të Departamentit amerikan të Mbrojtjes, ndërmjet 9 dhe 12 milionë njerëz do të vdisnin në Azinë Jugore, sikur midis Indisë dhe Pakistanit të fillonin një luftë bërthamore.

Agjencia shton se nga 2 deri në 5 milionë njerëz do të plagoseshin. Këto shifra nuk përfshijnë pasojat afatgjata të rrezatimit bërthamor, siç janë sëmundje të ndryshme, vdekje nga uria dhe faktorë të tjerë.

Agjencia vë në dukje se këto shifra bazohen në skenarin më të keq, duke supozuar se të dyja palët do të përdornin me sukses gjithë mbushjet e tyre bërthamore.

Sipas vlerësimeve të revistës së pavarur, Jane’s Strategic Weapons Systems, India ka ndërmjet 50 dhe 150 armë bërthamore, kurse Pakistani, ndërmjet 25 dhe 50.

XS
SM
MD
LG