Lidhje

Anija Endeavour gati për në hapësirë - 2002-05-31


Agjencia amerikane e hapërsirës, NASA po përgatit anijen e hapësirës ”Endeavour”, për një nisje në hapësirë sot në mbrëmje, pasi koha e keqe e vonoi shkëputjen nga toka, parashikuar për t’u bërë dje.

Megjithatë, metereologët në Kepin Canaveral të Florida-s parashikuan përsëri re stuhie dhe vetëtima për fundin e ditës, kushte atmosferike që mund ta detyrojnë ”Endeavour” të mbetet në tokë të paktën edhe për një ditë.

Zyrtarët e anuluan nisjen e djeshme, vetëm nëntë minuta para kohës që ishte caktuar për fillimin e misionit 13 ditësh të ”Endeavour” në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Misioni kryesor i ”Endeavour” do të jetë çuarja e një astronauti amerikan dhe dy kozmonautëve rusë në stacion për të zëvendësuar ekuipazhin aktual.

XS
SM
MD
LG