Lidhje

Presidenti Bush optimist për Lindjen e Mesme - 2002-05-31


Presidenti Bush tha se po bëhet përparim për krijimin e kushteve për lindjen e një shteti palestinez që mund të jetojë në paqe me fqinjin e tij, Izraelin, por ky proces do të kërkojë kohë.

Zoti Bush tha dje se administrata e tij është e angazhuar në atë që e cilësoi si “strategji që do të hedhë bazat e shtetit palestinez”. Presidenti Bush tha se është i inkurajuar që plestinezët po flasin për reforma politike dhe theksoi nevojën për një forcë palestineze policore që të garantojë sigurinë.

Drejtori i Agjencisë Qendore të Zbulimt amerikan, George Tenet, niset sot për në rajon për të ndihmuar në përmirësimin e sigurimit palestinez.

XS
SM
MD
LG