Lidhje

Botërori 2002 - 2002-06-01


Shkolla e fuqishme tradicionale gjermane e dërmoi plotësisht ekipin e Arabisë Saudite me rezultatin 8-0 gjatë ndeshjes që u luajt në Japoni. Sulmuesi Klose shënoi tri herë duke e thelluar epërsinë për gjermanët, të cilë shënuan nga katër herë në sejcilën pjesë loje. Në një orar më të hershëm, Danimarka kishte mundur Uruguajn me rezultatin 2-1 në ndeshjen që u zhvillua në Korenë e Jugut, ndërkohë që Kameruni dhe Irlanda barazuan 1-1 në Niigata të Japonisë. Ndeshja e sotme, ishte e para e Gjermanisë në këto finale, e cila ka fituar tri herë Kupën e Botës. Argjentina dhe Anglia, dy superfuqi të tjera në arenën futbollistike, do të luajnë nesër kundër njera-tjetrës.

XS
SM
MD
LG