Lidhje

Putin përpiqet të ndërmjetësojë krizën Indi-Pakistan - 2002-06-02


Presidenti rus, Vladimir Putin pritet të bëjë përpjekje për të ndërmjetësuar mes udhëheqësve të Indisë dhe Pakistanit në një takim të nivelit të lartë që hapet nesër në Kazakistan.

Si kryeministri indian, Atal Behari Vajpayee, edhe presidenti pakistanez, Pervez Musharraf ndodhen tashmë atje dhe zoti Putin parashikohet të zhvillojë takime të veçanta me ta.

Edhe presidenti kinez Jiang Zemin do të takohet me udhëheqësit indian dhe pakistanez. Gjenerali Musharraf e mirëpriti ofertën ruse dhe përsëriti se Pakistani nuk do të fillojë luftë me Indinë.

Kryeministri Vajpayee thotë se nuk ka në plan të takohet me presidentin pakistanez, derisa ai të ndalë sulmet terroriste në Kashmirin indian, që thuhet se janë kryer nga esktremistë islamikë me bazë në Pakistan.

XS
SM
MD
LG