Lidhje

Kalendari Historik 3 qershor - 2002-06-03


Ne 3 qershor, 1965, Edward White eci per here te pare ne hapesire. Astronauti american White doli nga sonda “Gemini” ne nje lartesi prej 216 km mbi toke. I lidhur ne anijen kozmike me nje tub prej shtate metrash qe i siguronte oksigjen dhe komunikim, White perdori nje mjet te vecante dore per te manovruar ne hapesire. Edhe pse dalja nga anija ishte parashikuar vetem per 12 minuta, White, i kenaqur nga kjo eksperience, e zgjati ecjen ne hapesire deri ne 20 minuta. Drejtorit te udhetimit ne Hjuston iu desh ta urdheronte astronautin te kthehej perseri ne anije. Ecja ne hapesire ne 1965, tregoi se njerezit mund te punonin ne nje mjedis armiqesor jashte anijes së tyre të hapësirës. Jo me shume se dy vjet mbas kesaj ngjarjeje historike, Asronauti Edward White vdiq nga zjarri ndërkohë që përgatitej per nje mision tjeter në hapësirë.

Ne 3 qershor 1851, anja ”Flying Cloud” la New Yorkun ne udhetimin e saj te pare drejt San Franciscos. Edhe pse anija ”Flying Cloud” ishte e re dhe e drejtuar nga nje ekip i ri, ajo pershkoi 25 mije kilometrat ne nje kohe rekord, prej 89 ditesh. Deri atehere, udhetimi nga Kepi i Bririt ne skajin jugor të Amerikes se Jugut deri ne San Franscisco zgjaste 150-200 dite. “The Flying Cloud” ishte me e reja nga të gjitha anijet e ndërtuara nga kompania Donald McKay në Boston. Anijet e tij ishin me te zhvilluara se anijet e zakonshme tregtare. Vemendja ndaj ketyre anijeve ishte drejtuar kryesisht ne shpejtesine e tyre sesa ne hapesiren per vendosjen e mallrave. Keto anije, te cilat pershkuan oqeanet e botes, kishin emra romantike si “Ylberi” apo “Shtriga e detit” e cila theu rekordin e meparshem me 74 dite nga New York ne Canton te Kines, ne 1849. Sa do te shpejta qe ishin, keto anije nuk mund te fitonin ndaj anijeve me avull. Nga mesi i 1870es, vetem disa anije si “Reja fluturuese” dhe Britanikja “Cutty Sark” mund te konkuronin me anijet me avull, duke u perdorur ne udhetime te gjata ku qymyri ishte teper i shtrenjte. Rreth mesit te shekullit te 20-te, anijet e vetme te mbetura ose sic i quajne ndryshe “Anije te Gjata” u perdoren per praktike nga autoritetet e forcave detare.

XS
SM
MD
LG