Lidhje

Mungesë bashkëpunimi midis CIA-s dhe FBI-së - 2002-06-03


Një revistë amerikane shkruan se disa muaj para sulmeve të 11 shtatorit, Agjencia Qendrore e Zbulimit, CIA, po gjurmonte dy nga rrCmbyesit e avionëve, por nuk kishte informuar FBI-në.

Revista Newsweek shkruan se Cia e dite qy personat në fjalë kishin lidhje me rrjetin al-Kaida të Osama bin Ladenit dhe se ata ishin në Shtetet e Bashkuara.

Revista vë në dukje se më në fund Cia bëri një paralajmërim rreth këtyre dy personave nga fundi i gushtit, duke nxitur një operacion intensiv kërkimi nga forcat e rendit për dy të dyshuarit.

Prokurori i përgjithshëm, John Ashcroft, tha dje në televizionin kombëtar se ende nuk kishte pasur rast të lexonte artikullin e revistës, por tha se Amerika ka nevojë për një bashkërendim më të mirë të veprimtarive të CIA-s dhe FBI-së. Ai mbrojti vendimin e kohëve të fundit për të zgjeruar kompetencat hetimore të punonjësve të FBI-së.

Direktivat e reja u japin mundësi hetuesve federalë të kontrollojnë faqe të internetit, librari, faltore dhe organizata politike në kërkim të personave të dyshuar si terroristë. Disa ligjvënës dhe vepërimtarë të të drejtave civile shqetësohen se shtimi i kompetencave të FBI-së mund të çojë në përgjime të papërshtatshme brenda vendit.

Numri i revistës Newsweek që përmban këtë artikull del në qarkullim sot, një ditë para seancave me dyer të mbyllura të kongresit mbi mënyrën se si dy agjencitë vepruan lidhur me kërcënimin terrorist para 11 shtatorit.

XS
SM
MD
LG