Lidhje

Shpejtohen kërkimet për vaksinën e Sidës - 2002-06-03


Shkencëtarë, kërkues mjeksorë dhe përfaqësues të organizatave donatore nga Afrika janë mbledhur sot në Afrikën e Jugut për të diskutuar mbi mënyrat për shpejtimin e kërkimeve dhe provave të një vaksine të Sidës për përdorim në kontinentin afrikan.

Organizata Botërore e Shëndetsisë dhe agjencia e OKB-së për Sidën thanë se takimi dy-ditor do të përqëndrohet në fushatën për grumbullimin e fondeve prej 233 milion dollarësh për programin e vaksinës së Sidës për Afrikën.

Më shumë se 65 përqind e viktimave të botës me Sidë jetojnë në Afrikë, por Kombet e Bashkuara thonë se Afrika merr më pak se 2 përqind të fondeve, që shpenzohen çdo vit për kërkimet për Sidën.

XS
SM
MD
LG