Lidhje

Grupi Ndërkombëtar i Krizave kritikon UNMIK - 2002-06-03


Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG) ka kritikuar ashpër Misionin e Kombeve të Bashkuara për shkak të siç thuhet lejimit të ndarjes së Kosovës dhe mospengimin e ndikimit të vazhdueshëm të Beogradit në veriun e saj.

Këto kritika janë përmbledhur në një raport të publikuar në Prishtinë nga përfaqësuesja e këtij grupi Val Percivall e cila theksoi se Kombet e Bashkuara kanë punuar dhe kanë shënuar përparime në Kosovë por Mitrovica ka mbetur një siç u shpreh ajo, pikë e zezë në përpjekjet për ndërtimin e institucioneve demokratike. Gjendja e atjeshme dëmton qëndrueshëmrinë edhe në pjesën tjetër të Kosovës.

Për këtë asrye në raportin e iCG-së kërkohet një qasje e shumanshme e autoriteteve ndaj kësaj çështjeje. “Bashkësia ndërkombëtare duhet të ushtrojë trysni ndaj Beogradit për të ndërprerë përkrahjen ndaj strukturave paralele dhe për të bashkëpunuar me Kombet e Bashkuara”, tha ajo.

Raporti shkruan se “Beogradi madje ka financuar grupet që kanë përdorur dhunën ndaj policisë së Kombeve të Bashkuara në qytetin e Mitrovicës dhe se situata e atjeshme mund të kërcënojë edhe bisedimet për të ardhmen e Kosovës”. Beogradi thuhet në raport, ende kontrollon shërbimin shëndetësor, arsimin dhe drejtësinë në enklavat serbe në veri. Grupi propozon që ndihmat ndaj Beogradit dhe pranimi i tij në institucionet ndërkombëtare të kushtëzohen me bashkëpunimin e tij në zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Zonja Percivall tha se Kombet e Bashkuara duhet të sigurojnë rendin dhe ligjin në veri, të arrestojnë pjestarët e grupit të ashtuquajtur “Rojat e Urës” për të cilët ekziostojnë prova se janë të përfshirë në aktivitete kriminale, ndërsa propozohet edhe ndërrimi i forcave paqërujatëse franceze në veri. Propozimi i tretë është që serbët të përfshihen në intitucionet vendore dhe së fundi UNMiK-u të jetë më transparent në qasjen e tij ndaj kësaj çështjeje. Raporti ende nuk është komentuar më gjerësisht nga zyrtarët e Misionit të Kombeve të Bashkuara meqë siç tha zëdhënësja e këtij Misioni Susan Manuel ata ende nuk e kanë shqyrtuar atë. “Duket që raporti paraqet një pasqyrë retrospektive të situatës në Mitrovicë dhe jo një pasqyrë të zhvillimeve të ardhshme cfarë synon UNMiK-u”, tha zonja Manuel.

Ndërkaq kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi tha se raporti mund të ketë të drejtë të jetë kritik për misionin e deritashëm. “Mirëpo, sidomos këto ditët e fundit është një qasje shumë e re e shumë më e mirë dhe shpresoj se do të ketë përparime të dukshme në drejtim të riintegrimit të Mitrovicës”, nënvizoi kryeministri Rexhepi. Përfaqësuesi i serbëve të Mitrovicës Oliver ivanoviq, u ka deklaruar mjeteve serbe të informimit se ky raport është i mbështetur në paragjykime dhe se sipas tij “ky grup është lobi më i njohur shqiptar”. Zonja Percivall hodhi poshtë ndërkaq këto pohime duke theksuar se në raport është nënvizuar edhe siç u shpreh ajo, “frika e ligjshme e serbëve të veriut të Kosovë nga keqtrajtimet e tyre nga ana e elementeve të skajshëm shqiptar”.

XS
SM
MD
LG