Lidhje

Mungesë bashkëpunimi midis CIAs dhe FBIsë - 2002-06-03


Revista amerikane Newsweek njofton se agjencia qëndrore e zbulimit, CIA, dështoi të njoftonte Byronë Federale të Hetimeve dhe agjenci të tjera federale rreth dy prej rrëmbysve të aeroplanëve më 11 shtator.

Disa zyrtarë të rendit thonë tani se ky informacion mund të kishte ndihmuar në zbulimin e komploteve terroriste për të kryer sulmet kundër Shteteve të Bashkuara.

Revista Newsweek shkruan se CIA po i survejonte 2 rrëmbyesit për disa muaj dhe ishte në dijeni të lidhjeve të tyre me rrjetin terrorist Al-Kaida të Osama Bin Ladenit. Por, sipas revistës, CIA dështoi të njoftonte në kohë FBI-në dhe agjenci të tjera federale.

Sipas revistës Newsweek, një zyrtar i paidentifikuar i FBI-së tha se ne se agjencia e tij do të kishte mësuar më parë rreth dy rrëmbyesve, ajo mund të kishte zbuluar lidhjet mes 19 rrëmbysve, që kryen sulmet e 11 shtatorit.

XS
SM
MD
LG