Lidhje

Filipinet kërkojnë të zgjerojnë bashkëpunimin ushtarak me SHBA - 2002-06-03


Zyrtarë amerikanë dhe filipinas thonë se të dyja palët mund ti zgjasin në kohë manovrat e përbashkëta ushtarake, të cilat synojnë eliminimin e një grupi mysliman në ishujt jugorë të Filipineve.

Pas takimeve dje dhe sot me Presidenten Gloria Arroyo dhe zyrtarë të tjerë të lartë filipinas, nën Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Paul Wolfowitz, tha se Washingtoni po shqyrton mundësinë e mbajtjes së trupave në Filipine pasi mandati i misionit të tyre të tanishëm stërvitor të marrë fund muajin e ardhshëm.

Presidentja Arroyo tha se trupat amerikane duhet ta zgjerojnë misionin e tyre stërvitor në nivelin taktik, duke bashkëpunuar në terren me forcat filipinase. Një gjë e tillë do të shtonte mundësitë që forcat amerikane do të ndesheshin me luftëtarë kryengritës, por zyrtarët thonë se asnjë ushtar amerikan nuk do të angazhohet në operacione luftarake.

XS
SM
MD
LG