Lidhje

Drejtori i CIAs takohet me Arafatin - 2002-06-03


Drejtori i agjencisë amerikane të zbulimit, George Tenet u takua me udhëheqësin palestinez Yasser Arafat në Ramallah të Bregut Perendimor. Vëzhguesit thonë se takimi pritej të përqëndrohej në reformat e Autoritetit Palestinez.

Zoti Tenet, i cili ndodhet në rajon si pjesë e përpjekjeve të reja të Shteteve të Bashkuara për të ringjallur bisedimet e paqes, u takua dje në Jeruzalem me kryeministrin izraelit Ariel Sharon.

Disa orë para vizitës së zotit Tenet në Ramallah, trupat izraelite të mbështetura nga tanke dhe mjete të blinduara kryen një inkursion të shpejtë në qytetin palestinez të Jeninit.

XS
SM
MD
LG