Lidhje

Komenton i dërguari i posaçëm amerikan për Afganistanin - 2002-06-04


I dërguari i posaçëm amerikan për Afganistanin, Zalmay Khalilzad, tha se forcat e koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në atë që ai e quajti një fazë ndjekjesh në luftën kundër terroristëve të Al Kaidës.

Duke folur me gazetarët në Kabul, zoti Khalilzad tha se përpjekjet për të shfarrosur rrjetin terrorist Al-Kaida kanë qënë në përgjithësi të sukseshme. Ai shtoi se ekzistojnë vetëm paketa të vogla qëndrese dhe se forcat e koalicionit po ripërqëndrohen në këto paketa.

I dërguari i posaçëm amerikan tha gjithashtu se Pakistani nuk mund të bëhet strehë për luftëtarët e Al Kaidës ose udhëheqësit e tyre. Ai shtoi se eliminimi i Al Kaidës në Pakistan është po aq i rëndësishëm sa ka qënë edhe në Afganistan.

XS
SM
MD
LG