Lidhje

Vriten 2 nxënës dhe plagosen 15 në Tailandë - 2002-06-04


Persona të maskuar hapën zjarr kundër një autobuzi shkolle në afërsi të kufirit të Tailandës me Birmaninë, duke vrarë 2 nxënës dhe duke plagosur 15 të tjerë.

Zyrtarët tailandezë thanë se sulmi ndodhi në provincën Ratchaburi në një rrugë rreth 20 kilometra larg kufirit me Birmaninë. Forcat tailandeze të sigurimit ndërmorën një operacion kërkimi për vrasësit.

Autoritetet thonë se sulmuesit e paindetifikuar kishin vënë maska dhe ishin veshur me rroba të ngjashme me ato të kryengritësve të pakicës etnike Karen të Birmanisë. Grupi rebel mohoi çdo pjesëmarrje në këtë sulm.

XS
SM
MD
LG