Lidhje

Intervistë me Louise Shelley          Drejtoresha e Qendrës për Krimin dhe Korrupsionin Ndërkombëtar në Universitetin American - 2002-06-04


RD:Kohët e fundit dëgjojmë të flitet gjithnjë e më shumë për krimin e organizuar dhe trafikun njerëzor në Ballkan. Sipas mendimit tuaj sa serioz është ky problem në një kohë kur ekzistojnë shumë pak statistika.

LS:Problemi në Ballkan është shumë serioz dhe problemi që vjen nga Shqipëria është më i konsiderueshmi. Do të thosha se numri i grave që trafikohen nga Shqipëria ka sjell tashmë pasoja demografike në popullsinë shqiptare. Këtë e them bazuar në studime të bëra nga organizata joqeveritare dhe të tjerë se të paktën 5 përqind e grave shqiptare në grupmoshat 18 deri në 24 janë trafikuar për prostitucion. Kjo lëvizje padyshim që shkakton pasoja demografike. Shqiptarët kontrollojnë trafikun e vajzave në Britaninë e Madhe. Janë bërë disa hetime që lidhin grupet e krimit të organizuar që nga Britania e Madhe e deri në Shqipëri. Gjithashtu ka evidenca që flasin për influencën e madhe të shqiptarëve përmes përdorimint të dhunës si në Bruksel, në veri të Gjermanisë ku grupet shqiptare përdorin jo vetëm dhunën kundër vajzave por edhe kundër konkurentëve të tjerë të grupeve kriminale dhe kanë kërcënuar me vdekje disa hetues të këtyre vendeve që po luftojnë këtë lloj krimi. RD: Çfarë ndikimi ka stabiliteti politik në krimin e organizuar dhe trafikun njerëzor?

LS: Është shumë e vështirë të luftosh këto probleme në kushtet e paqëndrueshmërisë politike, korrupsionit në sistemin e rendit dhe në strukturat politike. Kjo sigurisht ka kontribuar në këto fenomene. Grupet shqiptare ndryshe nga grupet ruse të krimit të organizuar, arrijnë të marrin fitimin maksimal nga trafiku i vajzave nga ish vendet e Bashkimit Sovjetik pasi ata shpesh i sheshin gratë tek trafikantët shqiptar të cilët i trafikojnë ato më pas në Evropën Perendimore. Kështu që shqiptarët janë ata që marrin fitimin më të madh pasi sjellin vajzat më pranë tregut fitimprurës.

RD: Megjithëse qeveria flet për luftën kundër krimit të organizuar nuk shohim ndonjë përparim të dukshëm . Cilat janë arësyet?

LS: Pjesë e problemit është përfshirja e sistemit të rendit në krimin e organizuar. Kam folur me hetues në Evropën Perendimore të cilët kanë marr kërcënime ndërkohë që hetonin raste të tila dhe në një rast këto kërcënime u pa të vinin nga një person i forcave të rendit që supozohej të ishte partner në çështjen që hetohej. Më këtë lloj bashkëpunimi nga pala shqiptare është shumë e vështirë të luftohen organizatat e krimit pasi të gjithë përfitojnë prej tyre. Kështu rryshfetet shkojnë në Shqipëri në format e pagesave për zyrtarët por shumica e fitimeve nga këto aktivitete nuk mbesin në Shqipëri apo pjesë të tjera të Ballkani për tu investuar. Ato ndoshta futen në llogari bankare në Zvicër apo Qipro por nuk kthehen në Shqipëri për tu investuar.

RD: Përsa kohë mendoni ju do të ndeshimi me këto fenomene në Ballkan veçanërisht në Shqipërinë?

LS: Nuk shoh ndonjë fund të dukshëm. Ditët e fundit komuniteti evropian ka diskutuar për më shumë kontroll ndaj emigracionit dhe për të vendosur gjoba në vendet që nuk kontrollojnë emigracionin ilegal pasi trafikimi i grave është pjesë e emigracionit ilegal. Evropianët po mundohen të formulojnë një stategji për të lidhur asistencën për zhvillim me ndalimin e emigracionit të paligjshëm.

RD: Si e vlerësoni ju rolin e organizatave joqeveritare në luftën kundër trafikut njerëzor?

LS: Jam takuar me disa organizata joqeveritare shqiptare shumë të dedikuara. Por një nga problemet me të cilat ato përballen është financimi. Shumë nga ndihma që dërgohet në vend për të luftuar këtë problem iu jepet organizatave ndërkombëtare dhe ndonjëherë ato i financojnë ojq-të vendase. Por shumë pak u kalon njerëzve që merren me veprimtaritë bazë të cilët nuk flasin gjuhë të huaja por që janë shumë të efektshëm në komunitet. Pra është e nevojshme të financohen këta njerëz.

XS
SM
MD
LG