Lidhje

Një agjente e FBI-së dëshmon sot publikisht - 2002-06-04


Një agjente e FBI-së që thotë se zyrtarët në qendër penguan me vetëdije hetimin mbi një të dyshuar për terrorizëm dëshmon sot për herë të parë publikisht.

Coleen Rowley do të dalë para komisionit juridik të senatit amerikan. Ajo iu përgjigj dje pyetjeve të ligjvënësve në një seancë me dyer të mbyllura.

Zonja Rowley tha se në një letër dërguar drejtorit të FBI-së Robert Mueller muajin e kaluar, ishte ankuar se zyrtarët në Washington frenuan me qëllim një hetim më të hollësishëm të personit të dyshuar Zacaria Moussaoui. Ai u arrestua në gusht të vitit 2001, pasi kishte vepruar në mënyrë të dyshimtë në një shkollë fluturimi dhe më pas u akuzua si bashkëpunëtor në sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Disa ligjvënës e quajnë të guximshme zonjën Rowley dhe thonë se ajo mund të japë shumë informacione.

XS
SM
MD
LG