Lidhje

Sulm vetvrasës pranë një autobuzi në veri të Izraelit - 2002-06-05


Në nje sulm tjeter vetë-vrasës një palestinez shpërtheu nje makinë bombë pranë një autobuzi në veri të Izraelit, duke shkaktuar vrasjen e te pakten 16 personave dhe plagosjen e dhjetra të tjerëve.

Sulmi ndodhi gjatë orëve të mëngjezit me shumë trafik në afërsi të qytetit Megido, vetëm disa kilometra larg kufirit me Bregun Perëndimor. Autobuzi shpërtheu në flakë dhe u shkatërrua plotësisht nga zjarri.

Dëshmitarët thanë se disa pasagjerë, nuk mundën të dilnin nga autobuzi që digjej.

Kryeministri i Izraelit Ariel Sharon thirri një takim urgjent të kabinetit për të diskutuar një përgjigje të mundshme ndaj sulmit. Organizata ekstremiste palestineze, Xhihadi Islamik, mori përgjegjësinë. Autorieti palestinez e dënoi sulmin.

XS
SM
MD
LG