Lidhje

Amerikanët mundin Portugalinë 3-2 - 2002-06-05


Ekipi amerikan mundi sot Portugalinë me rezultatin 3-2, duke shkaktuar befasi në kampionatin botëror të futbollit, meqenëse Portugalia pritej të ishte një nga pretendentet më të forta.

Amerikanët udhëhoqën 3-0 në ndeshjen e grupit D në Suwon të Koresë së Jugut, me gola të John O’Brian, Brian McBride dhe një tjetër të Landon Donovanit.

Portugalia e mbylli pjesën e parë me një gol, ndërsa i dyti në pjesën e dytë ishte një autogol, kur amerikani Jeff Agoos pa dashje e futi topin në rrjetën e skuadrës së vet.

Më parë ekipi rus zhvilloi lojën e parë në këtë kampionat duke fituar 2-0 ndaj Tunizisë, në Kobe të Japonisë. Gjermania, tri herë kampione po luan ndërkohë me Irlandën, në Ibaraki të Japonisë.

XS
SM
MD
LG