Lidhje

Jugosllavia iu jep amnesti ish luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit - 2002-06-05


Parlamenti i Jugosllavisë miratoi një ligj të ri që u jep amnisti luftëtarëve shqiptarë që luftuan në Serbinë jugore nga viti 1999 deri në 2001. Dhoma e Ulët e parlamentit jugosllav e miratoi këtë masë dje. Dhoma e larte e kishte miratuar prillin e kaluar. Ligji ui jep amnesti ish luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit. Ligji është pjesë e një marrëveshjeje për paqen të arritur me ndërmjetësimin e NATO-s, që i dha fund një kryengritjeje shqiptare në rajonin e Serbisë jugore, në kufi me Kosovën.

XS
SM
MD
LG