Lidhje

Kina dënon fajtorët e incidentit - 2002-06-06


Një gjykatë kineze dha një dënim me vdekje dhe tre me afate të gjata burgimi për zyrtarë që kishin mbajtur sekret një përmbytje në një minierë që shkaktoi vdekjen e 81 vetëve në Kinën jugore, vitin e kaluar.

Media shtetërore tha dje se ish-sekretarit të partisë komuniste, Wan Ruizhong iu dha dënim me vdekje sepse kishte marrë bakshishe për të ndihmuar në mbajtjen të fshehtë të incidentit në qarkun Nandan, në rajonin jugor Guangxi të Kinës.

Ish-gjyqtari i qarkut Nandan, Tang Yusheng, u dënua me 2- vjet burgim, ndërsa dy ndihmës përkatësisht me 13 dhe 10 vjet. Përmbytja, që shkaktoi vrasjen e 81 punëtorëve në korrik të vitit 2001, mendohet të jetë shkaktuar nga një eksploziv i vendosur shumë afër një sistemi uji të nëndheshëm.

XS
SM
MD
LG