Lidhje

Kalendari Historik 6 qershor - 2002-06-06


Ne 6 Qershor 1944, Aleatet ne Luften e Dyte Boterore organizuan pushtimin me te madh te pare ndonjehere. Me shume se 150 mije ushtare te flotave ajrore dhe detare kaluan Kanalin e Lamanshit ne drejtim te Frances, per te cliruar njehere e pergjithmone Evropen nga pushtimi Nazist. Komandanti i Pergjithshem i Ushtrise se Aleateve, Gjenerali Eisenhower, komunikoi nepermjet radios me trupat qe pergatiteshin ne plazhet e Normadise:

"Ushtare, marinare dhe pilote te Forcave Aleate, te gjithe ju jeni afer nje ndermarrjeje te rendesishme per te cilen jemi perpjekur gjithe keto muaj. Te shoqeruar nga aleatet tane te zote dhe vellezerit tonë në fronte te tjera, ju do te shkaterroni njehere e pergjithmone makinerinë gjermane të luftës, do te eliminoni sundimin dhe shtypjen e njerezve te Evropes nga tirania Naziste, dhe do te sillni sigurine per te gjithe ne nje bote te lire". Sulmi me i madh dhe me i komplikuar ndonjehere nisi pa lindur dielli. 13 mije parashutistë filluan te ulen drejt tokes rreth orës 1:15 te mengjesit, duke u ndjekur me pas nga trupat e transportuara nga tanket. Edhe pse mbrojtja ishte teper e fuqishme, sulmi doli me sukses, dhe eshte konsideruar nje etape e rendesishme ne Luften e Dyte Boterore. Franca u çlirua, dhe gradualisht e gjithe Evropa u clirua nga kontrolli nazist. Jo me shume se nje vit mbas pushtimit te Normadise, diktatori Nazist, Adolf Hitler vrau veten, Reich-u i Tretë u kthye ne rrenoja dhe udhëheqësit ushtarakë gjermanë u dorëzuan pa kushte.

Ne 6 Qershor, 1933 ne Kamden te Nju Xhersit u ndertua kinemaja e pare e cila U krijoi kushte shikuesve te shijonin nje film ne natyre, nepermjet xhamave te makinave te tyre. Dyshemeja e kinemase se zakonshme u zevendesua nga nje fushe e rrethuar me gardh, dhe ne vend te karrigeve, u krijua hapesire per 500 automobila te cilet do te parkoheshin perballe nje ekrani. Shoferet dhe pasagjeret e tjere do qendronin ne makine, ndersa filmi projektohej ne ekranin me permasa 12 dhe 15 metra. Zeri rregullohej nepermjet nje altoparlanti i cili ndodhej ne fund te nje teli dy metra ne cdo vend parkimi. Altoparlanti mund te varej brenda nje dritareje makine pak te hapur. Numri i ketyre kinemave ne Amerike u rrit deri ne 4 mije ne fund te viteve 50-te, por qe atehere, ky numer eshte ulur ne qindra. Ngritja e vleres se tokes te perdorur per automobilat dhe ekranin si dhe rritja e konkurrimit nga kinemate me shume salla, televizioni me lidhje satelitore dhe videokasetat, sollën edhe shdukjen edhe të kinemave të hapura.

XS
SM
MD
LG