Lidhje

Dita e dytë e takimit në Bruksel - 2002-06-06


Ministrat e mbrojtjes të NATO-s takohen sot në Bruksel në ditën e dytë të diskutimeve mbi kundërterrorizmin, ku përfshihen edhe bisedat për fqinjët lindorë që duan të anëtarësohen në aleancë dhe për vendet që po ndihmojnë fushatën e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan.

Në këto vende bëjnë pjesë Letonia, Rumania dhe Sllovenia, si edhe ish-republika sovjetike në Azinë Qendrore, përfshirë Uzbekistanin dhe Kirgistanin.

Ministrat e NATO-s duan t’i bëjnë këto vende partnere në parandalimin e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë.

Dje, sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld paralajmëroi se një sulm i ri kundër ndonjë anëtari të NATO-s me armë të shkatërrimit në masë mund të ndodhë në çdo kohë.

XS
SM
MD
LG