Lidhje

Lirohet një nga pengjet amerikane në Filipine - 2002-06-07


Një nga amerikanët që mbaheshin peng në Filipine arriti të lirohej sot, por bashkëshorti i saj dhe personi i tretë që mbahej peng u vranë në një përpjekje me armë midis trupave qeveritare dhe kryengritësve myslimanë të Abu Sayyaf-it.

Ushtria filipianse thotë se Gracia Burnham u plagos gjatë operacionit të sotëm të shpëtimit dhe po kurohet në një spital ushtarak. Një zëdhënës i ushtrisë filipinase tha se bashkëshorti i saj Martin dhe infermierja filipinase, Edeborah Yap, u vranë në luftimet që u zhvilluan në afësti të qytetit Zamboanga del Norte.

Zoti dhe zonja Burnhams, misionarë të krishterë nga Kansasi, u rrëmbyen nga grupi Abu Sayyaf nga një vendpushimi bregdetar më shumë se një vit më parë.

XS
SM
MD
LG