Lidhje

Koalicioni i presidentit Shirak vazhdon suksesin - 2002-06-10


Koalicioni i qendrës së djathtë, i presidentit Zhak Shirak, duket se ka hyrë në rrugën drejt marrjes së kontrollit në parlamentin francez, pas një fitoreje bindëse në raundin e parë të zgjedhjeve, që u zhvillua dje. Anketat me zgjedhësit në qendrat e votimit tregojnë se koalicioni i gjërë i partive popullore të djathta të zotit Shirak, ka fituar mbi 43 përqind të votave në mbarë vendin, kurse partitë e majta kanë siguruar vetëm rreth 36 përqind. Partia e ekstremit të djathtë, Fronti Kombëtar, e Zhan-Mari Lë Pen, fitoi vetëm 12 përqind.

Pjesëmarrja në votime ishte e ulët, vetëm rreth 64 përqind. Në se në raundin e dytë të zgjedhjeve të dielën e ardhshme, koalicioni i zotit Shirak, fiton shumicën e vendeve të parlamentit, do të merrnin fund 5 vjetët e asaj që është quajtur një bashkëjetesë e karakterizuar nga ndarja e pushtetit ndërmjet qeverisë dhe presidentit.

XS
SM
MD
LG