Lidhje

Filloi punimet Këshilli i Lartë i Afganistanit - 2002-06-10


Këshilli i Lartë i Afganistanit, i cili do të zgjedh një qeveri të re kalimtare, filloi sot një takim në Kabul.

Kryetari i komisionit organizues hapi takimin me pjesëmarrjen e më shumë se 1 mijë e 500 delegatëve, që përfaqësojnë grupe të ndryshme etnike të Afganistanit.

Takimi ishte planifikuar të zhvillohej dje, por u shty për një ditë për të zgjidhur një mosmarrëveshje rreth rolit të ish monarkut Mohamed Zahir Shah, në qeverinë e ardhshme, e cila do të drejtojë vendin derisa të mbahen zgjedhjet brenda dy viteve të ardhshme.

Po dje, ish mbreti Zahir Shah tha se nuk do të vërë kandidaturën për kryetar shteti ose ndonjë pozitë tjetër në qeverinë e re kalimtare. Ai shtoi se mbështet plotësisht kandidaturën e udhëheqësit të përkohshëm afgan, Hamid Karzai.

XS
SM
MD
LG