Lidhje

Prokurori i Përgjithshëm  Ashcroft në Moskë - 2002-06-10


Prokurori i Përgjithshëm amerikan, John Ashcroft, ndodhet në Moskë për bisedime me zyrtarë rusë rreth luftës kundër terrorizmit, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Në fillim të bisedimeve të sotme me prokurorin e përgjithshëm të Rusisë, Vladimir Ustinov, zoti Ashcroft falenderoi Moskën për bashkëpunimin e saj në operacionet anti-terroriste. Nga ana e tij, zoti Ustinov tha se Rusia solidarizohet me Washingtonin rreth shqetësimeve lidhur me kërcënimin e terrorizmit, për të cilin ai tha se përbën rrezik për gjithë botën.

Prokurori i Përgjithshëm amerikan Ashcroft, i cili mbërriti në Rusi dje, do të takohet gjithashtu me ministrin e brendshëm rus, Boris Gryzlov.

XS
SM
MD
LG