Lidhje

Pakësohen tensionet midis rivalëve bërthamorë - 2002-06-11


Anijet e marinës së Indisë u larguan edhe më shumë nga ujrat e Pakistanit, një hap tjetër ky i masave, që shikohen si shenjë e uljes së tensioneve midis dy vendeve rivale me armë bërthamore të Azisë jugore.

Një zyrtar i lartë i ushtrisë në New Delhi tha se anijet, që patrullonin detin arabik afër ujrave territoriale të Pakistanit po kthehen në bazat e tyre.

Dje, India bën të ditur se po i hiqte të gjitha kufizimet për aeroplanët civilë pakistanezë që fluturojnë mbi hapësirën ajrore të Indisë. Presidenti i Pakistanit, Pervez Musharaf, e cilësoi këtë masë si një hap të vogël fillimi, por shtoi se duhet bërë më shumë.

Shtetet e Bashkuara mirëpritën uljen e tensioneve. Sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld viziton këtë javë Indinë dhe Pakistanin.

XS
SM
MD
LG