Lidhje

Gazetari amerikan do të dëshmojë në Hagë - 2002-06-11


Gjykata e Kombeve të Bashkura për krimet e luftës vendosi që një gazetar amerikan duhet të dëshmojë në një gjyq lidhur me akuza për gjenocid në Bosnje.

Një komision prej 3 gjykatësish të Kombeve të Bashkuara në Hagë hodhi poshtë argumentet e gazetarit në pension të Washington Postit Jonathan Randal se një dëshmi e tillë do të vinte në rrezik korespondentë, që do të mbulojnë luftëra të ndryshme në të ardhmen.

Gjykata vendosi që gazetari duhet tu përgjigjet pyetjeve rreth një artikulli mbi spastrimin etnik në Bosnje. Këtu bëhet fjalë për një intervistë që gazetari Randal zhvilloi në vitin 1993 me Radosllav Brdjanin, i cili është akuzuar për gjenocid gjatë luftës në Bosnje në periudhën 1992-1995.

Zyrtarët e gazetës The Washington Post thonë se megjithëse pranojnë nevojën e grumbullimit të provave kundër personave të akuzuar për krime lufte, detyrimi i gazetarëve që të dëshmojnë bien në kundërshtim me interesat afat gjatë të publikut.

XS
SM
MD
LG