Lidhje

Interneti nuk ka vetëm informacione të sakta mjeksore - 2002-06-11


Ndërsa numri i faqeve kompjuterike mbi çështje mjekësore vazhdon të rritet, gjithnjë e më shumë njerëz drejtohen nga interneti për këshilla mjekësore. Kjo ka shtuar edhe shqetësimet rreth dëmeve të mundëshme si pasojë e informatave të pasakta ose si pasojë e interpretimit të gabuar të informacionit mjekësor.

Mjeku Alehandor Jadad dhe grupi i shkencëtarëve pranë universitetit të Torontos studiuan mbi 1500 raste dhe vunë re se si pasojë e përdorimit të gabuar të informacionit mjeksor një person i prekur nga kanceri kishte gjetur vdekjen pas përdorimit të një ilaçi që siç e kishte kuptuar ai, shëronte kancerin, ndërsa dy raste të tjera kishin të bënin me gra shtatëzëne, barra e të cilave përfundoi në dështim, si pasojë e keq interëpretimit të këshillave mjekësore të mara nga një faqe kompjuterike.

Mjekët paralajmërojnë se për një pacient që kërkon informata në internet hapi i parë kryesor është të këshillohet me mjekun.

************************************

Diabeti i tipit 1 nuk është një sëmundje e lehtë për fëmijët dhe familjet e tyre. Kur diabeti mbahet nën kontroll duke ruajtur nivelet e sheqerit në gjak dhe insulinës mundësia e ndërlikimeve pakësohet dukshëm. Por kur ky kontroll shpërfillet, rreziku ndaj jetës bëhet tepër i madh.

Mjekja Arleta Rewers në spitalin e fëmijëve në Denver, Kolorado thotë se niveli shumë i lartë i sheqerit në gjak mund të shkaktojë vdekjen e të sëmurit në se nuk trajtohet brenda pak orëve, ndërsa niveli i mjaft i ulët i sheqerit në gjak, në se nuk trajtohet brenda pak minutash mund të shkaktojë ndërlikime të rënda deri në vdekje.

Shkencëtarët thonë se pas analizimit të ndërlikimeve diabetike tek rreth 1200 të rinj nën moshën 20 vjeç, arritën në përfundimin se fëmijët me më shumë gjasa për të provuar ndërlikime të tilla janë ata që kanë kaluar periudha depresioni ose çrregullime psiqike.

Autorët e studimit u bëjnë thirrje specialistëve që të tregohen të ndjeshëm ndaj vështirësive që hasin familjet që kanë fëmijë të prekur nga diabeti dhe të ofrojnë ndihmën e tyre në mënyrë që fëmijët të mund t’u shmangen ndërlikimeve të tilla.

**************************************

Nga provat në laborator del se majmunët ka gjasa të jetojnë shumë gjatë e pa u prekur nga kanceri, diabeti e sëmundje të zemrës. Dhe kjo për arsye se dieta e tyre ushqimore është pakësuar me një të tretën.

Mjekja Julie Mattison e Institutit Kombëtar mbi Plakjen në Washington thotë se rezultatet e deri tanishme janë të mahnitëshme. Tek majmunët vihet re se sa më të pakta të jenë kaloritë ushqimore që marrin aq më gjatë jetojnë dhe më pak gjasa kanë ata për t’u prekur nga sëmundje të ndryshme.

Por shkencëtarët paralajmërojnë se kjo që ndodh me majmunët nuk duhet pritur të ndodhë edhe me njerëzit. Dihet se mbi 10 milionë amerikanë vuajnë nga anoreksia dhe shrregullime të tjera ushqimore, Mjekët thonë se nëse këta pacientë mendojnë se mosngrënia do t’i bënte ata të jetonin më gjatë, kjo do të ishte shkatërrim.

XS
SM
MD
LG