Lidhje

Ashcroft: Al-Kaida mbetet kërcënim real - 2002-06-11


Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, John Ashcroft, thotë se grupi terrorist al-Qaida vazhdon të mbetet një kërcënim real edhe pa praninë aktive të Osama bin Laden. Zoti Aschroft e bëri këtë koment dje në Svicër, ku falenderoi zyrtarët zviceranë për bashkëpunimin e tyre në arrestimin e terroristit të dyshuar amerikan, Jose Padilla, i cili dyshohet se ka lidhje me al-Qaidën.

Zoti Padilla bëri një ndalesë në Svicër gjatë fluturimit të tij muajin e kaluar nga Pakistani për në Çikago, ku autoritetet amerikane e arrestuan atë muajin e kaluar mbasi ai dyshohej se po planifikonte një sulm me një të ashtuquajtur bombë e ndyrë diku në Shtetet e Bashkuara. Zoti Ashcroft tha se shumë anëtarë të al-Qaidës janë ende të lirë dhe tha se autoritetet amerikane po bëjnë ç’është e mundur për të ndërprerë burimet e tyre.

XS
SM
MD
LG