Lidhje

Washington parashikon të fillojë bisedimet me Korenë e Veriut - 2002-06-11


Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell tha se Washington parashikon të fillojë bisedimet me Korenë e Veriut, por ai theksoi se Penjani së pari duhet të përmbushë një listë kushtesh.

Duke folur dje në Shoqatën Amerikano-Aziatike me bazë në New York, sekretari Powell tha se Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë me Korenë e Jugut dhe Japoninë për vendosjen e marrëdhënieve normale midis Washingtonit dhe Penjanit. Ai tha se zyrtarët amerikanë dëshirojnë të takohen me koreano-veriorët, por ai shtoi se Koreja e Veriut së pari duhet të zhdukë raketat me reze të gjatë veprimi, të ndalojë furnizimin me armë të shteteve të papërgjegjshme dhe të përpiqet për të pakësuar në minimum vuajtjet e popullit koreano-verior.

XS
SM
MD
LG