Lidhje

Nënshkruhet paketën ligjore që do të ndihmojë SHBA të vetmbrohet nga aktet e bioterrorizmit - 2002-06-12


Presidenti Bush nënshkroi një paketë ligjore, që do t’i ndihmojnë Shtetet e Bashkuara të vetëmbrohen nga aktet e bioterrorizmit.

Paketa autorizon përdorimin e mbi 4 miliardë dollarëve shtesë gjatë dy viteve të ardhshme, për qeveritë shtetërore, lokale dhe institucioneve shëndetësore. Paratë do të përdoren për të krijuar rezerva për vaksinën e lisë dhe artikuj të tjerë mjekësorë, për përmirësimin e kontrollit të ushqimeve dhe për të përforcuar sigurinë e sistemeve të ujit.

Presidenti tha se kishte punuar me ligjvënës nga të dyja partitë për një paketë që të mund t’i bënte ballë një kërcënimi shumë real që u kanoset Shteteve të Bashkuara, nga terroristët që përdorin armë biologjike. Zoti Bush, po i kërkon njëkohësisht Kongresit që të bëjë më shumë përpjekje drejt miratimit të një departamenti, në nivel ministror për Sigurinë Kombëtare. Presidenti thotë se qeveria federale duhet të jetë më e përgatitur për t’i bërë ballë terrorizmit. “Bioterrorizmi është një rrezik i vërtetë për vendin tonë. Është një rrezik për çdo vend që do lirinë”, tha Presidenti Bush. Paketa ligjore e nënshkruar nga Presidenti Bush vë në dispozicion miliarda dollarë për të përmirësuar institucionet e shëndetit publik, për të krijuar rezerva vaksinash dhe për të mbrojtur rezervat e ujit dhe ushqimeve. Kongresi e miratoi paketën pas një alarmi të shkaktuar vitin e kaluar kur letra me spore antraksi u gjetën në postën amerikane. Presidenti Bush e vlerësoi legjislacionin dhe u bëri thirrje ligjvënësve që ta kthejnë tani vëmendjen tek plani i tij për riorganizimin e qeverisë. “Fuqizimi i mbrojtjes sonë ndaj bioterrorizmit është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për t’u bërë ballë rreziqeve të reja të shekullit të 21-të. Nëse do t’ja dalim, do të na duhet ta riorganizojmë qeverinë tonë”, tha Presidenti Bush. Kreu i i Zyrës së Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Tom Ridge, po i njeh këtë javë ligjvënësit me planin e Presidentit. Zoti Ridge do të takohet me dyer të mbyllura në fillim me të gjithë anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe më pas me 100 senatorët.

XS
SM
MD
LG