Lidhje

Rumsfeld u jep fund bisedimeve në Azinë Jugore - 2002-06-12


Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld, tha se rreziku i shpërthimit të luftës bërthamore midis Indisë dhe Pakistanit ka kaluar. Mirëpo, zoti Rumsfeld, i cili sapo u dha fund bisedimeve të veçanta me udhëheqës në New Delhi dhe Islamabad, shprehu shqetësim se konflikti në Azinë Jugore do të vazhdojë.

Gjatë udhëtimit për në Washington, sekretari Rumsfeld u tha gazetarëve se ishte i shqetësuar që politikat e brendshme do të joshin zyrtarë nga të dyja palët që të përpiqen të përfitojnë nga grindja rreth Kashmirit. Ai tha se kishte rekomanduar që India si edhe Pakistani të bien dakord që të kufizojnë përdorimin e forcës përgjatë vijës së kontrollit në Kashmir vetëm në raste vetëmbrojtjeje.

XS
SM
MD
LG