Lidhje

Takim i nivelit të lartë të OKB-së për ushqimin - 2002-06-13


Një takim i nivelit të lartë i Kombeve të Bashkuara mbi ushqimin në botë përfundoi në Romë me një deklaratë finale, në të cilën ripohohej angazhimi që deri në vitin 2015 të shkurtohet me 50 përqind numri i njerëzve të urritur në botë.

Angazhimi për të pakësuar numrin e njerzve, që nuk kanë ushqim të mjaftueshëm, nga 800 milion në 400 milion u bë fillimisht në një konferencë të ngjashme në vitin 1996. Por zyrtarët thonë se është bërë pak përparim drejt arritjes së këtij objektivi.

Në komentet që bëri sot në mbyllje të takimit 4-ditor, kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi tha se urija dhe terrorizmi janë problemet më të mëdha me të cilat ndeshet sot bota.

Disa kritikë thanë se mospjesëmarrja e udhëheqësve të lartë nga vendet më të pasura të botës minoi rëndësinë e konferencës.

XS
SM
MD
LG