Lidhje

Intervistë me kryetarin e grupit parlamentar të PDSH në Maqedoni, Zamir Dika dhe kryetarin e grupit parlamentar të PPD, Naser Zyberi - 2002-06-13


Bisedimet midis udhëheqësve politik në Maqedoni për arritjen e një kompromisi për pjesën e mbetur të ligjeve që dalin nga ndryshimet kushtetuese janë bllokuar pasi nuk po gjendet një zgjidhje për çështjen e mënyrës së zgjedhjes të kryetarëve të komisioneve zgjedhore dhe për çëshjte të tjera siç është përdorimi i gjuhës shqipe në fletët e votimit.

Një zyrtare e Bashkimit Evropian në Shkup e cila nuk dëshironte të identifikohej, i tha Zërit të Amerikës se sot janë zhvilluar bisedime me krytarin e Partisë Demokratike shqiptare, Arbër Xhaferri lidhur me këto çështje. Zyrtarja tha se PDSH po këmbëngul në qëndrimet e saj për të gjitha çështjet dhe se ky qëndrim është bërë më i ashpër se sa para tre javësh.

Zyrtarja e BE tha se nuk ka zhbllokim të bisedimeve dhe përmendi faktin se kryeministri maqedonas Gjeorgjevski ka thënë se në zgjedhjet e shtatorit mund të shkohet edhe me ligjet e vjetra zgjedhore në se nuk arrihet kompromis për ligjet e reja. Në emisionin Ditari i morëm këtë intervistë nga Shkupi kryetarit të grupit parlamentar të PDSH, Zamir Dika dhe kryetarit të grupit parlamentar të PPD, Naser Zyberi.

XS
SM
MD
LG